GJILAN

BOROZANI/D.S.
Ferronikeli në gjysmëfinale
22 April, 2015 @15:55
Ferronikeli ka treguar performancë ta lartë në pjesë të dytë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës, për të eliminuar Dritën dhe për të vazhduar ëndrrën e mbrojtjes së trofeut.
Edhe pse Drita doli dy herë në epërsi, 1-0 dhe 2-1, Ferronikeli mblodhi forcë për tu rikthyer fuqishëm në pjesë të dytë për të përmbysur totalisht në 4-6 në fund me goleadë.
Ferronikeli bëhet skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës, derisa është mbrojtëse aktuale e trofeut.