BAYERN - PORTO

uefa.com
Bayerni i pamëshirshëm, shkatërron Porton
21 April, 2015 @22:27
Ëndrra e Portos për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas asaj fitoreje të bujshme ndaj në Portugali ndaj Bayern Munchenit, është shndërruar në ankth.
Ish kampioni është treguar i pamëshirshëm në shtëpi të vet duke e mposhtur Porton me rezultat të thellë 6-1.
Seria e golave filloi në minutën 14’ me golin e Thiago Alcantaras, për të vazhduar më pas me golat e Jerome Boatengut, Robert Lewandowskit dhe Thomas Mullerit, që e bëri skuadrën bavareze të shkojë në pushim me rezultat 5-0.
Në pjesën e dytë Porto arriti ta shënojë golin e nderit me anë të Jackson Martinez në minutën 74’, derisa në minutën 87’ kartoni i kuq i Ivan Marcanos, i la mysafirët me një lojtar më pak, e që për të mos mjaftuar e gjithë kjo, erdhi edhe goli i Xabi Alonsos për ta përcaktuar rezultatin final të kësaj ndeshjeje.
Me këtë rezultat, Bayerni e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pasi që pas dy ndeshjeve çerekfinale me Porton, ka arritur të regjistroj rezultat të përgjithshëm prej 7-4 në të mirë të tij.