TRE NDESHJE PA FITORE

Foto: Prishtinafc.com
Sokoli, largohet nga Prishtina
20 April, 2015 @21:12
Mjaftuan tre xhiro pa fitore për ekipin bardhekaltër që të largohet trajneri, Bylbyl Sokoli.
“Prishtina dhe Bylbyl Sokoli kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputje të kontatës, ndërsa klubi i shpreh mirënjohje për punën e bërë deri më tani,” ka shkruar ndër të tjera faqja zyrtare e ekipit bardhekaltër sot.
Sokoli kishte marrë drejtimin e Prishtinës më 7 korrik të vitit të shkuar dhe pas 9 muaj e gjysmë punë, u largua nga skuadra.
Prishtina gjithashtu ka paralajmëruar se nesër mund të bëj të ditur emrin e trajnerit të ri të skuadrës në një konferencë për shtyp.