EINDHOVEN

Afro 100 mijë tifozë në festë!
20 April, 2015 @12:58
Afro 100 mijë tifozë të ekipit PSV Eindhoven janë derdhur nëpër rrugë të qytetit për të festuar titullin kampion të fituar nga skuadra e tyre e zemrës.
PSV Eindhoven që mposhti të shtunën Heerenveenin 4-1 siguroi titullin kampion 3 xhiro pa përfunduar stinori dhe këtë e arriti për herë të parë pas 7 vitesh.
PSV e arriti titullin nën drejtimin e trajnerit Philip Cocu, ndërsa Memphis Depay, golashënuesi më i mirë i Eredevisie shënoi gjithashtu gol në këtë fitore që solli titullin për ekipin bardhekuq.