SHENGYLI

BOROZANI/Erdis Driza
‘Kemi ende punë’
19 April, 2015 @22:37
Trajneri prizrenas, Skender Shengyli, që u bë temë e mediave pas sulmit me shishe ndaj tij në stadiumin e Gjilanit sot, duke folur për ndeshjen ka thënë se ky rast është izoluar.
“Loja ka pasur ngarkesën e vetë. Kam kërkuar nga futbollistët që të jenë vigjilentë. Ata përmbushën obligimet e tyre dhe detyrat. Tashmë jemi në pozitë më komode por kemi ende punë,” ka thënë Shengyli, transmeton faqja zyrtare Lirisë fjalët e trajnerit pas ndeshjes së fituar sot në Gjilan.
“Për keqardhje është ajo që ndodhi në Gjilan,” ka vazhduar Shengyli duke folur për goditjen që e pësoi nga një tifoz.
“Këtë se meriton Gjilani dhe kjo nuk është pasqyrë e rivalitetit që kemi. është një rast i izoluar i një huligani që nuk meriton vëmendje,” ka thënë ai.
Liria tashmë ka dalë në vend të dytë të Ligës së Parë me një pikë më pak se lideri Llapi, derisa Gjilani ra në vend të tretë.