SHAHIN HAXHIISLAMI - PEJË

Foto: KF Besa/ Facebook
Besa, në vend të dytë
19 April, 2015 @16:01
Besa ka arritur të shënojë fitoren e radhës në Superligë ndaj Istogut.
Kësaj radhe një penallti në pjesë të parë vendosi fituesin, të cilën e realizoi Mensur Duraku.
Besa kishte raste të mira kryesisht në pjesë të parë, por golat nuk vinin.
Në pjesë të dytë Istogu u këndell, derisa pejanët mbetën me 10 veta në fushë pas përjashtimit të portierit Flamur Neziri.
Sidoqoftë, Istogu deri në fund të ndeshjes nuk arriti të shënojë dhe pejanët me këtë fitore dalin në vend të dytë të tabelës, duke shënuar fitoren e 12-të të stinorit.