RIZA LUSHTA - MITROVICË

Foto: E. Behrami/ Facebook
Trepça’89 lehtë ndaj Ferizajit
19 April, 2015 @15:32
Skuadra mitrovicase, Trepça’89, ka arritur të shënojë fitoren e radhës në Superligë, duke mposhtur Ferizajin, lehtë 4-0.
Ekipi i Afrim Tovërlanit kështu ka filluar me fitore fazën e fundit të Superligës, derisa në përgjithësi kjo është fitorja e tretë e ekipit të tij në katër ndeshjet e fundit.
Blerand Kurtishaj hapi serinë e golave në pjesë të parë, derisa në pjesën e dytë Ferizaji sikur u dorëzua kur mitrovicasit filluan të shënojnë pandërprerë.
Kreshnik Lushtaku, përsëri Blerand Kurtishaj, por edhe Berat Hyseni shënuan për fundosjen e Ferizajit, që po humb dalëngadalë gjasat për mbijetesë.