JUVENTUS

Vetëm matematika ua mohon titullin
18 April, 2015 @22:37
Juventus ka arritur të shënojë fitore ndaj Lazios në derbin e xhiros së Serie A-së.
Në duelin ku u takua lideri i tabelës dhe ndjekësi i parë i tij, Bianconerët janë treguar të fortë për Biancocelestët, duke i mposhtur 2-0.
Lorik Cana ka qenë në fushë për 90 minuta te Lazio, derisa Etrit Berisha ia lëshoi portën Federico Marchettit të kthyer nga lëndimi.
Brenda gjysmë orëve lojë, Carlos Tevez dhe Leonardo Bonucci përfunduan dilemat e fituesit të ndeshjes.