THYHET MBROJTJA

BOROZANI/D.S.
Kolshi mposhtet pas 602 minutash
18 April, 2015 @20:22
Përkundër fitores, Granit Kolshi, kësaj radhe nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur, duke pranuar golin e parë të stinorit pranveror në Superligë.
Dren Gashi i Drenicës i shënoi gol portës së Ferronikelit pas 602 minutash kur uli epërsinë në 4-1, derisa më vonë Kolshi pranoi edhe një gol.
Kështu, portieri i Ferronikelit ka pranuar golin e parë të stinorit pranveror pas 602 minutash lojë, derisa fituan Drenicën 4-2 për të ruajtur lidershipin në tabelë.
Rrugëtimi i Ferronikelit:
Xhiro XVII | Kosova V - Ferronikeli | 0-2 | |
Xhiro XVIII | Ferronikeli - Vëllaznimi | 3-0 | |
Xhiro XIX | Trepça - Ferronikeli | 0-1 | |
Xhiro XX | Ferronikeli - Ferizaji | 4-0 | |
Xhiro XXI | Drenica - Ferronikeli | 0-0 | |
Xhiro XXII | Ferronikeli - Drita | 1-0 | |
Xhiro XXIII | Ferronikeli - Drenica | 4-2 | Gol i pranuar në min. 62' |