CAS

Vendimi deri më 13 qershor
18 April, 2015 @12:44
Gjyqi Arbitrat Sportiv, CAS, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se do të duhet të dalë me një vendim lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri para datës 13 qershor, kur Serbia ka ndeshje kualifikuese me Danimarkën për EURO 2016.
Dje përfunduan seancat dëgjimore të palës shqiptare dhe asaj serbe, ku sipas burimeve të mediave shqiptare atje është bërë e ditur se avokatët mbrojtës të kuqezinjëve janë treguar optimistë për çështjen në të mirë të Shqipërisë.