CAS

REUTERS/Arkiv
Ivanovic, ndihmon Shqipërinë me deklaratat e tij
17 April, 2015 @20:18
Në deklaratën e kapitenit të reprezentacionit të Serbisë, Branislav Ivanovic, janë vërejtur oscilime, që sipas avokatëve mbrojtës të Shqipërisë, është plus për kuqezinjtë.
Sportal në një njoftim të tijin ka shkruar se në fillim, në deklaratën e parë, Ivanovic kishte shkruar fjalët e referit Martin Atkinson: “Vetëm pasi të ketë një garanci nga njerëzit e sigurisë, do të vendosë të rinis loja.”
Ndërsa sot Ivanovic ka thënë: “Referi ka dalë deri te tuneli bashkë me skuadrën serbe.”
Burimet e Sportal në CAS bëjnë të ditur se referi Atkinson në asnjë dëshmi të tijën nuk ka përmendur faktin e fundit, pasi që ai gjithnjë ka qëndruar në dhomat e zhveshjes.
Ndërsa sipas avokatëve mbrojtës të Shqipërisë, ky është një plus për Shqipërinë.