OBILIQ

Hajvalia fiton në minutat shtesë
17 April, 2015 @15:35
Hajvalia ka mposhtur Dritën në ndeshjen hapëse të pjesës së tretë të stinorit të Superligës.
Ekipit të Hajvalisë, fitoren ia solli Mërgim Pevqeli, i cili shënoi gol në minutën shtesë të takimit për t’ia dhënë tre pikë tejet të rëndësishme ekipit.
Edhepse vendasit kishin marrë epërsinë në fillim të takimit përmes Liridon Lecit, me një super gol, Drita i befasoi ata kur barazoi përmes Almedin Muratit.
Fitorja e sotshme çon Hajvalinë në 38 pikë, derisa është karakteristike se e treta ndeshja e stinorit ndërmjet këtyre skuadrave ka përfunduar me fitore 2-1 në të mirë të Hajvalisë.