PJESA E FUNDIT

Hajvalia-Drita, hapin fazën e tretë
16 April, 2015 @23:40
Me ndeshjen që do të zhvillohet në Obiliq, Hajvalia dhe Drita, nesër do të bëjnë hapjen e fazës së tretë dhe përfundimtare të stinorit 2014/15 të Superligës.
Kreshnik Vula është përcaktuar të gjykojë këtë ndeshje, derisa në përballjet e kaluara të këtij stinori ndërmjet skuadrave që takohen nesër me fillim në ora 14:00, Hajvalia ka shënuar dy herë fitore ndaj gjilanasve me rezultat identik 2-1.
Hajvalia ka të suspenduar trajnerin Ismet Munishi për këtë ndeshje, që u dënua nga FFK për 4 muaj mosushtrim detyre, derisa nuk është raportuar nga skuadrat për ndonjë mungesë të theksuar.
Hajvalia ka përfunduar fazën e dytë të Superligës në vend të katërt të tabelës me 35 pikë, derisa Drita është në luftë për mbijetesë pas 22 xhirove, duke qëndruar në vend të dhjetë me 22 pikë.
FAKTE:
Ismet Munishi ka shënuar fitoren e parë si trajner i Hajvalisë, pikërisht kundër Dritës më 16 mars 2015. | |||
Hajvalia ka qenë lidere e Superligës kur ka mposhtur për herë të parë këtë stinor Dritën më 26 shtator 2014. |