UKRAINË

Fiorentina nxirret në fund
16 April, 2015 @23:05
Përkundër se Dynamo Kiev ishte shumë afër fitore ndaj Fiorentinës, në fund italianët janë ndarë me rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit.
Holandezi Jeremain Lens i kishte dhënë epërsinë ekipit ukrainas në pjesë të parë dhe kur i tërë stadiumi priste që ekipi i Dynamos të dalë fitues nga përballja, ka qenë zëvendësuesi senegalez i Vincenzo Montellas, Khouma Babacar që ka shënuar për të barazuar dhe për t’ia dhënë Fiorentinës golin si mysafir, aq shumë të kërkuar.