DE BIASI

‘Kafshët dolën nga kafazi’
17 April, 2015 @20:09
Në raportimin e Supersportit lidhur me dëshminë që ka dhënë Gianni De Biasi dhe Lorik Cana sot në CAS, bëhet e ditur se përveç tjerash deklaratat e drejtuesve të futbollit serb, nuk janë përputhur me ato të shkruara muaj më parë, pas incidentit në ndeshjen Serbi - Shqipëri.
Ndërkaq, italiani De Biasi përveç tjerash ka thënë:
“Nëse në një kopsht zoologjik lëshojmë nga kafazi luanin, duhet të ikim me vrap për të shpëtuar. Ashtu ndodhi edhe me ne. Nuk ktheheshim në fushë derisa dyert e kafazit ishin të hapura,” ka komentuar gazetari Dritan Shakohoxha fjalët e trajnerit të kombëtares.
Në anën tjetër, Cana ka bërër të ditur se në këtë ndeshje vetëm për sport nuk mund të flitej, derisa i ka thënë gjykatësit që e merrte në pyetje se jeta e futbollistëve ka qenë më e rëndësishme sesa ndeshja.