CAMP NOU

Foto: FCBarcelona/Facebook
Minuta e parë dhe e fundit
18 April, 2015 @17:55
Një gol në minutën e parë të takimit nga Luis Suarez dhe një tjetër i shënuar në atë të fundit nga Leo Messi, kanë përcaktuar derbin Barcelona - Valencia sot të zhvilluar në Camp Nou.
Barcelona me këtë fitore ka vazhduar të mbajë kreun në La Liga, derisa në minutën e dhjetë portieri Claudio Bravo mbrojti penalltinë e Dani Parejos, për t’i dhënë kahje tjetër takimit.
Shkodran Mustafi luajti gjatë tërë ndeshjes për Valencian, derisa atë e përfundoi me një karton të verdhë që e morri në minutën e 79-të.
All Goals | Barcelona 2-0 Valencia 18.04.2015 HD by EuropeanLeagueLiveGoal