BORUSSIA DORTMUND

Dortmund fiton pas 2 humbjesh
18 April, 2015 @17:41
Pas dy xhirove me humbje, Borussia Dortmund, i është kthyer fitoreve në Bundesligë, duke e mposhtur sot Paderbornin 3-0 në Signal Iduna Park.
Përkundër se pjesa e parë kaloi pa gola, ekipi që po kalon muajt e fundit nën drejtimin e Jurgen Kloppit është këndellur në pjesë të dytë për të shënuar tre herë dhe për të regjistruar fitoren e parë pas dy humbjeve me radhë.