DERBI DRENICAK
BOROZANI/D.S.
Goleada, e Ferronikelit
18 April, 2015 @15:59
Ferronikeli është treguar shumë i fortë për Drenicën sot në derbin drenicak të zhvilluar në Prizren duke e mposhtur me rezultat 4-2.
Ferronikeli nisi furrishëm ndeshjen kur Fidan Gërbeshi shënoi për 1-0 në fillim të takimit.
Gjysmë ore më vonë, Qemal Elshani, gjeti portën kundërshtare për 2-0, derisa Lapidar Lladrovci çoi skuadrat në pushim, pas golit me kokë, në 3-0.
Drenica në pjesë të dytë mbante më shumë topin duke kërkuar golin. Mirëpo, një kundërsulm i shpejtë gjen Mendurim Ollurin të vetëm para portës kuqezi, i cili shënoi për 4-0.
Tentimi i rikthimit në minutat e mbetura për Drenicën shërbeu vetëm për statistikë, kur Dren Gashi u përkujdes për 4-1, ndërsa 10 minuta para fundit të takimit, Shkëlzen Lushtaku, përcaktoi rezultatin përfundimtar 4-2.
Ferronikeli vazhdon të mbetet lider duke e shënuar fitoren e gjashtë në pranverë pas 7 takimeve, derisa Drenica për momentin është në pozitën e shtatë.