BAVARIA

Bayern mposht Hoffenheimin
18 April, 2015 @17:34
Bayern Munchen sot u këndell nga humbja e Ligës së Kampionëve ndaj Portos, duke e mposhtur Hoffenheimin si mysafir në Bundesligë.
Bavarezët morrën epërsinë përmes Seb Rodes në pjesë të parë, ndërsa fatin e takimit e vendosi një autogol i vendasve që i dha Bayernit 3 pikë të radhës në Bundesligë.
Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e Bayernit në Bundesligë, derisa ka 13 pikë më shumë se Wolfsburgu që është ndjekës i parë i tyre.