REAL MADRID

2 asistime + 1 gol nga Ronaldo për fitore
18 April, 2015 @22:03
Real Madrid ka arritur të shënojë fitore të pritur ndaj Malagas sonte në Santiago Bernabeu 3-1.
Cristiano Ronaldo ka qenë yll i ndeshjes kur ka asistuar për dy gola të para të ekipit, para se të vulosë fatin e takimit kur shënoi në fund të ndeshjes për 3-1.
Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon të mbajë në presion Barcelonën lidere, duke pasur dy pikë më pak.