FERKI ALIU - VUSHTRRI

Kampioni mposht edhe Trepçën
19 April, 2015 @15:40
Kosova e Vushtrrisë ka vazhduar me formë të mirë që ka kapur në 5 xhirot e fundit të Superligës.
Që prej humbjes në Mitrovicë nga Trepça’89 një muaj më parë, vushtrriasit e drejtuar nga Bekim Shotani kanë kapur një formë të pëlqyeshme duke mos humbur më.
Ata sot kanë mposhtur Trepçën e fundosur në tabelë, me anë të golave të Daut Maxhunit në fund të pjesës së parë dhe Veton Shabanit, që ka shënuar për 2-0.
Vushtrriasit 30 minutat e fundit të ndeshjes i kanë zhvilluar me një lojtar më pak në fushë, pasi që për shkak të një fjalosjeje me referin, u përjashtua Liridon Ahmeti.
Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë e Kosovës ndërsa e treta në pesë xhirot e fundit.