KRYEQYTET

Prishtina, tre xhiro pa fitore
19 April, 2015 @16:06
Prishtina nuk ka arritur assesi të gjejë rrugën e golit sot në kryeqytet karshi Vëllaznimit.
Ekipi gjakovar që po kërkon ikjen nga zona e rrezikshme me mbrojtje të fortë i ka bërë ballë për 90 minuta bardhekaltërve duke fituar një pikë në fund, 0-0.
Prishtina tashmë në tre xhirot e fundit nuk ka shënuar fitore, derisa ka rënë aktualisht në vend të tretë të tabelës.
Vëllaznimi në anën tjetër pas dy fitoreve me radhë ka regjistruar pikën e radhës, duke marrë 7 pikë nga 3 xhirot e fundit.