KUPA E KOSOVËS

Sami Geci, autori i golit për Drenicën. BOROZANI/ D.S.
Drenica siguron gjysmëfinalen
22 April, 2015 @16:22
Skuadra e Drenicës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ekipi kuq e zi nga Skenderaji arriti ta mposhtë Istogun me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Demush Mavraj në Istog.
Fitorja e drenicakëve erdhi me golat e shënuara nga Sami Geci dhe Dren Gashi.
Sot gjysmëfinalen e siguroi edhe lideri i Superligës, Ferronikeli, i cili e mposhti Dritën, në ndeshjen ku u shënuan hiq më pak se dhjetë gola.
Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të çerekfinales, ku do të përballen Gjilani me Trepçën ‘89 dhe Besa me Llapin.