DUKAGJINI - BALLKANI
Baftiu e Magani dërgojnë Ballkanin në gjysmëfinale
9 February, 2020 @14:43
Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, po vazhdon edhe në Kupën e Kosovës rrugëtimin e tij me sukses.
Ballkani e mposhti Dukagjinin me rezultat 0-2 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës.
Golat për Ballkanin erdhën nga Blendi Baftiu 47’ dhe nga Artur Magani 57’.
Përveç Ballkanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës u kualifikuan edhe Prishtina me Drenicën, derisa ndeshja e fundit e fazës çerekfinale do të luhet në mes të Lirisë dhe Feronikelit më 12 shkurt në ora 12:30.