Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - ARBËRIA

Bahtiri shpëtimtari i Arbërisë, Ballkani merr shuplakë të rëndë në garë për titull

Bahtiri shpëtimtari i Arbërisë, Ballkani merr shuplakë të rëndë në garë për titull


6 May, 2021 @16:39

Sulmuesi i spikatur i Arbërisë, Kreshnik Bahtiri, ka qenë enigmë e pazgjidhur sot për skuadrën e Ballkanit.

Numri nëntë i skuadrës nga Dobraja shënoi dy gola dhe asistoi një herë për fitoren me rezultat 2-3 të Arbërisë, dhe atë në mes të Suharekës.

Ndeshja filloi shpejt me golin e Bahtirit në minutën e shtatë të ndeshjes, ndërsa më pas kundërpërgjigjja erdhi nga Arbër Shala i cili përcaktoi rezultatin e pjesës së parë në minutën 44’ me një goditje të bukur nga distanca prej krahut të djathtë.

Arbëria nuk u ndalë as në pjesën e dytë dhe gjeti dy gola të tjerë duke u treguar e rrezikshme me kundërsulme.

Bahtiri në fillim të pjesës së dytë (47’) e riktheu epërsinë e Arbërisë, ndërsa i njëjti pas një topi të vjedhur në mesfushë dhe kundërsulmi të shpejtë, asistoi tek Agon Llugiqi i cili shënoi për 1-3 në minutën 67’.

Ballkani në minutën 87’ me golin e Arbër Hoxhës riktheu shpresën që nga kjo ndeshje të nxjerrë së paku një barazim, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Arbëria mori 3 pikë.

TABELA AKTUALE

Kjo humbje e ka goditur rëndë Ballkanin në luftë për titull, ndërsa Arbërisë i ka dhënë shpresë të madhe për mbijetesë.

Ballkani tani mbetet 5 pikë larg kreut, kurse Arbëria me këto pikë është ngritur nga zona e rënies direkte në zonën e barazhit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga