NGA UKRAINA

Bakaj te Skënderbeu
10 June, 2014 @9:20
Sulmuesi 26 vjeçar shqiptar, Elis Bakaj, është pranë rikthimit të tij në Kategorinë Superiore shqiptare.
Tiranasi ka biseduar me drejtuesit e Skënderbeut kampion dhe tani më pret vetëm momentin e zyrtarizimit të kalimit të tij nga Chornomorets Odessa për te Skënderbeu.
Bakaj, i cili luan edhe për kombëtaren shqiptare në 5 stinorët e fundit është duke luajtur jashtë vendit, ku 2 të parat i kaloi në Dinamo të Bukureshtit, dhe tre të fundit te Chornomoretsi.
Katër herë me radhë kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, kësaj radhe po shikon të shkojë edhe me tutje në përballjet europiane, pasi që do të luaj në kualifikime për Ligë të Kampionëve.
Në stinorin e kaluar korçarët vetëm falë penalltive ishin eliminuar nga mbetja në fazën grupore të Europa League, pasi që ishin rrëzuar nga Liga e Kampionëve.