QENDËRMBROJTËSI

Curri mund të kalojë te Flamurtari
10 June, 2014 @8:22
Debatik Curri, që në vitet e tij të kaluara jashtë Superligës së Kosovës, kohën më të madhe e kaloi në Ukrainë dhe pati një aventurë edhe në Turqi, është shumë afër kalimit te fituesi i Kupës së Shqipërisë, Flamurtari.
Menaxhmenti vlonjat që është duke marrë injekcion nga një kompani turke, është duke tentuar të bëjnë kuqezinjtë e Vlorës një ekip për të garruar për titull në Shqipëri, por edhe të korr sadopak sukses në kualifikimet e Europa League.
Nga mediat shqiptare, saktësisht Panorama, bëhet e ditur se për Currin janë ofruar 120 mijë euro rrogë vjetore, që i bie 10 mijë euro në muaj, mirëpo mbrojtësi i Shqipërisë që luajti edhe për Kosovën në miqësore, ka thënë se duhet të bisedojë përfundimisht me ekipin e tij ukrainas Sevastopol, për të dhënë fjalën e fundit ndaj vlonjatëve.