ROSSONERI

Milan, zyrtarizon Inzaghin trajner
9 June, 2014 @15:09
Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf, i cili erdhi si zëvendësim i Massimiliano Allegrit në janar dhe fitoi 11 nga 22 ndeshjet e tij me Rossonerët, është shkarkuar zyrtarisht nga detyra e trajnerit.
Njoftimin e ka komunikuar skuadra e Milanit sot duke bërë të ditur, shkurt, se Seedorf është shkarkuar nga pozita dhe në vend të tij është emëruar Pippo Inzaghi.
Inzaghi ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2016. Ai deri më tani ka punuar si trajner i grupmoshave të reja të klubit.