SULMUESI

Diego Costa, gëzon Spanjën
8 June, 2014 @21:00
Diego Costa dje ka zhvilluar ndeshjen e parë të tij për Spanjën dhe i është përgjigjur ftesës së Vicente Del Bosques me gol.
Kjo ka gëzuar tej mase mediat dhe publikun spanjoll, por edhe drejtuesit e Federatës së këtij vendi, pasi që rikthimi i tij nga lëndimi ka bërë që Del Bosque të ketë opcion cilësor bashkë me Fernando Torresin në sulmin e Kampionëve aktual Botëror e Europian.
Spanja, do t’ia nis misionin e mbrojtjes së titullit të Botërorit më 13 qershor në ndeshje ndaj Holandës.
E ka qenë pikërisht Holanda, të cilën Spanja e kishte mposhtur në finalen e Botërorit të fundit 1-0 për tu shpallur kampione.