Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRIKA

Kameruni bojkoton udhëtimin për Rio, nisen sonte!

Kameruni bojkoton udhëtimin për Rio, nisen sonte!


8 June, 2014 @20:12

Përfaqësuesja e Kamerunit do të niset në Brazil 12 orë pas afatit të përcaktuar. Kjo, pasi që futbollistët e kësaj kombëtareje kanë bojkotuar udhëtimin pranë aeroportit, pasi që Federata e Futbollit të këtij vendi nuk i ka paguar paratë e premtuara për pjesëmarrje! 

Mirëpo, në ndërkohë Federata e këtij vendi ka lajmëruar se janë mbledhur paratë nga buxheti i shtetit për t’i paguar premtimet ndaj lojtarëve dhe nisja do të bëhet 12 orë më vonë sesa që ishte parashikuar. 

Kameruni do të niset sonte për Brazil, katër ditë para ndeshjes së parë të tyre në grup ndaj Meksikos.

Futbollistët e Kamerunit edhe javën e kaluar kërcënuan Federatën me bojkot pasi që nuk morrën paratë e premtuara, kur barazuan 2-2 me Gjermaninë në miqësore, ka njfotuar L’Equipe. 

Gjithashtu, lojtarët nuk kanë dhuruar flamurin tradicional që e ndërrojnë kapitenët e përfaqëuseseve para nisjes së ndeshjes miqësore ndaj Molldavisë, duke e shtyer kryeministrin e vendit t’ia jep trajnerit gjerman të Molldavisë flamurin më vonë. 

Samuel Eto’o, yll i Kamerunit, kishte refuzuar të bisedojë me gazetarë pas kësaj ndeshjeje duke dalë nga stadiumi menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. 

Federata e Kamerunit u kishte dhënë lojtarëve paratë, por nga 10 mijë dollarë më pak. Arsyeja e së cilës ka qenë bojkoti i lojtarëve. E sonte, ky borxh është shlyer dhe futbollistët pritet që të nisen pas një ore nga Yaounde për në Rio de Janeiro. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014