KOLUMBIA

REUTERS
Guarin çmend publikun
7 June, 2014 @20:26
Fitorja e lehtë e Kolumbisë ndaj Jordanisë sot heret në mëngjes ka konfirmuar edhe njëherë se përkundër mungesës më të madhe, Radamel Falcao, kolumbianët kanë futbollistë që do të shënojnë gola.
Sulmuesi i Monacos, James Rodriguez, pastaj krahu i Fioretinës, Juan Cuadrado janë vetëm disa nga ata që mund të shënojnë gola nga çdo cep i fushës, përkundër pozitave - por ajo që ka çmendur adhuruesit e këtij vendi dhe futbolldashësit ka qenë goli i mesfushorit të Interit, Freddy Guarin.
Për më tepër shikoni golin e tij dhe dëgjoni çfarë bërtime ka ardhur nga komentatori në stadiumin e Buenos Airesit ku Kolumbia mposhti Jordaninë 3-0.
Video
Goli i Freddy Guarin dhe komentatori