GJERMANIA

Shkodran Mustafi me ftesë urgjente për Botëror
7 June, 2014 @15:53
Fitorja e djeshme e Gjermanisë ndaj Armenisë, sa qe bindëse për ekipin dhe e gëzueshme për trajnerin, doli të jetë edhe fatale për mesfushorin këmbëshpejtë, Marco Reus.
Reus, lojtar i Borussia Dortmund, ka lënduar ligamenetet e këmbës së majtë dhe tashmë sot u vërtetua se Botërori për atë ka përfunduar ende pa ia nisur.
Mirëpo, mbetja e tij pa Botëror, në anën tjetër ka befasuar Shkodran Mustafin i cili ka marrë ftesën për Brazil. Mustafi i cili u la javë më parë nga Joachim Low jashtë listës përfundimtare gjermane, ka marrë ftesën sot nga Federata gjermane për të mbushur vendin bosh të lënë nga Reus.