SHIGJETA

REUTERS
Klose, rekorderi gjerman
7 June, 2014 @0:17
Sulmuesi i Lazios dhe përfaqësueses gjermane, Miroslav Klose, me golin e tij të shënuar disa orë më parë në miqësoren ndaj Armenisë ka arritur që të thyej rekordin e legjendës së sulmit gjerman, Gerd Muller.
Klose ka shënuar sonte golin e tij të 69-të për Gjermaninë, që e ka ngritur atë për një gol më shumë në listë të golashënuesve ndaj Mullerit.
Bashkëlojtari i Etrit Berishës e Lorik Canës te Lazio, Klose, është duke tentuar që të arrijë epitetin e golashënuesit më të mirë edhe në Botërore.
Ai ka 14 gola të shënuara, derisa i pensionuari Ronaldo ka 15. E si sulmues i vetëm i përzgjedhur nga Joachim Low në kombëtaren gjermane, ai pritet që të luaj në të tre ndeshjet grupore, ku Gjermania do të takohet me SHBA-të, Ganën dhe Portugalinë.