Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRGATITORE

Brazili mposht Serbinë

Brazili mposht Serbinë


7 June, 2014 @0:01

Brazili ka vazhduar me fitore ndeshjet përgatitore para Kampionatit Botëror. Kareokët kanë shënuar fitore ndaj Serbisë me rezultat minimal në Sao Paulo. 

Ka qenë sulmuesi Fred i cili ka shënuar golin e vetëm të takimit, që edhe përcaktoi fatin e kësaj miqësoreje. 

Luis Felipe Scolari, selektori brazilian ka nisur ndeshjen me treshen sulmuese Fred, Hulk dhe Neymar, derisa kah fundi i ndeshjes ka ndërruar Fredin me Jo-në dhe Neymarin me Bernardin 15, përkatësisht 10 minuta para fundit të takimit. 

Brazili llogaritet si favorit për të fituar Kupën e Botës kësaj radhe, derisa Serbia nuk ka arritur të kualifikohet fare në Botëror.

Serbia është në të njejtin grup me Shqipërinë për kualifikime në europianin e radhës, EURO 2016. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014