MONTE CARLO

Monaco prezenton trajnerin e ri
6 June, 2014 @19:29
Nënkampioni i Francës, Monaco, ka bërë të ditur se ka emëruar në postin e trajnerit të skuadrës portugezin, Leonardo Jardim.
Ata kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare me opcion plus një, për portugezin, i cili do të zëvendësojë trajnerin e deritashëm të ekipit Claudio Ranieri.
Jardim deri më tani ka qenë trajner i Sportingut të Lisbonës.Punës në Monaco do t’ia nis më 30 qershor të këtij viti.