Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SCHOLES

Pirlo mund të shkatërrojë Anglinë

REUTERS

Pirlo mund të shkatërrojë Anglinë


5 June, 2014 @23:20

Mefsushori i pensionuar i përfaqësueses angleze, Paul Scholes, ka paralajmëruar përfaqësuesen që do të ndeshet në ndeshjen e parë të grupit me Italinë. 

Scholes i ka thënë mediave se lojtarët anglezë nuk guxojnë të nënçmojnë Andrea Pirlon për shkak të moshës së tij, ngase ai ka fuqi shkatërruese. 

“Një njeri special duhet të miret me të në fushë dhe nuk guxoni ta lejoni në asnjë moment të qetë. Ai përkundër moshës së tij vrapon më shumë se krejt mesfusha angleze dhe me një pasim fatal mund të zgjidh fituesin e lojës,” ka thënë mes tjerash Scholes, transmeton BBC sot. 

Anglia do të ndeshet me Italinë në ndeshjen e parë të grupit në Manaus të Brazilit më 14 qershor. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014