MESFUSHORI

REUTERS
Behrami mohon kalimin te Inter
5 June, 2014 @22:43
Mesfushori i Zvicrës me origjinë kosovare, Valon Behrami, ka mohuar spekulimet që e lidhnin atë me një kalim të mundshëm te Interi.
Behrami 29 vjeç me prejardhje nga Mitrovica, ka thënë se është i koncentruar në Kampionat Botëror me përfaqësuesen zvicerane dhe çdo gjë do të kuptohet pas përfundimit të aventurës braziliane.
“Inter? Jo s’ka asgjë për momentin. Agjenti im nuk më ka bërë të ditur një gjë të tillë. Tash jam i koncentruar me Zvicrën në Brazil dhe do të flasim pas Botërorit,” citon Foot Italia mesfushorin që shihej si zëvendësim ideal në mesfushë për argjentinasin Esteban Cambiasso.
Behrami prej se kaloi nga Fiorentina te Napoli i është rritur vlera dhe shumë shpesh kërkohet nga klubet e mëdha italiane. Ai pritet të luaj në Ligë të Kampionëve me Napolin stinorin që vjen.