MESSI

REUTERS
Të unifikuar dhe të fortë
5 June, 2014 @18:28
Lionel Messi është i bindur. Përfaqësuesja argjentinase është e fuqishme dhe e bashkuar drejt një qëllimi - titullit të Kampionit Botëror.
Në letër, vetëm Brazili është më favorit për të fituar Kupën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar.
“Mendjet tona janë te Kupa e Botës. Ne po japim gjithçka nga vetja edhe në ndeshjet miqësore, derisa shoh ekipin e unifikuar dhe të fortë,” ka thënë ylli i Barcelonës, njofton Goal.com.
Argjentina nis misionin për titullin e tretë të Botës më 15 qershor në ndeshje ndaj debutuesve, Bosnjës dhe Hercegovinës.