DE BIASI

BOROZANI/Erdis Driza
Humbje e papëlqyeshme
5 June, 2014 @15:33
Shqipëria nuk ka arritur të shënojë fitore as në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar dje ndaj Hungarisë në Budapesht. Hiq historinë, ku Shqipëria nuk ka arritur asnjëherë t’i shënojë gol kundërshtarit të djeshëm, e aq më pak të fitojë natyrisht, mënyra e lojës e zhgënjeu në tërësi italianin 56 vjeç.
“Nuk më pëlqeu që humbëm ndaj një skuadre që nuk ishte më e mirë se ne, për shkak të shumë paraqitjeve nën nivelin mesatare,” ka thënë De Biasi në një intervistë të botuar në tiranasen Panorama Sport.
Për më tej ai ka shtuar se edhe penalltia do të mund të evitohej.
“Ishte një penallti që mund të evitohej, por ndoshta lodhja dhuroi befasi të hidhur në fund të ndeshjes,” ka komentuar ai, transmeton gazeta në fjalë.
Vetëm disa ditë pas disftës nga Rumania, Shqipëria u mposht edhe nga Hungaria me rezultat të njejtë 1-0.
Tash kuqezinjtë do të kërkojnë fitore në ndeshje ndaj San Marinos që luhet më 8 qershor në San Marino.
Sidoqoftë përkundër paraqitjeve jo të mira në ndeshjet e fundit dhe vetëm një fitoreje, atë ndaj Maltës muaj më parë, Shqipëria ka arritur që të ngritet për 4 pozita në renditjen e FIFA-së këtë muaj, ka njoftuar FIFA në publikimin e saj të sotëm.