MEDIA

Mustafi kërkohet nga disa ekipe
5 June, 2014 @15:54
Përkundër se nuk arriti në fund të bëj pjesë në listën përfundimtare të Joachim Loëit për Kampionat Botëror, futbollisti i përfaqësueses gjermane me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, vazhdon të mbetet interesim i skuadrave nga elita e futbollit gjerman.
Qendërmbrojtësi që djersiti fanellën e Sampdorias në stinorin e fundit, është duke u kërkuar nga disa klube të Bundesligës, ka raportuar sot e përditshmja italiane La Repubblica, duke mos cekur emrat e skuadrave.
Mustafi 22 vjeçar gjithashtu po dëshirohet edhe nga klubi i tij aktual, Sampdoria, por drejtuesit e ekipit nga Xhenova kanë pranuar se është tejet vështirë për të mbajtur atë në skuadër.