LËNDIMI

REUTERS
Cristiano mungon ndaj Meksikos
5 June, 2014 @22:57
Ylli portugez i Real Madridit që po merr pjesë në kampin e përfaqësueses së tij para Kampionatit Botëror, është larguar nga lista e lojtarëve për lojë ndaj Meksikos, bëjnë të ditur mediat e huaja sot.
Njoftimi zyrtar i dhënë nga Federata e Futbollit të Portugalisë ka komunikuar se ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Paulo Bento, për shkak të lëndimit, që po vazhdon t’i shkaktojë probleme yllit të futbollit botëror dhe Topit të Artë të vitit 2013.
Portgualia do të ndeshet me Meksikon në miqësoren që zhvillohet në SHBA të shtunën, derisa Cristiano Ronaldo me mund pritet të bëhet gati për ndeshjet e para në Brazil, ku portugezët në grup kanë, SHBA-të, Ganën dhe Gjermaninë.