MEDIA

Mentor Mazrekaj duke çuar trofeun e titullit sa ishte pjesë e Prishtinës
Mazrekaj mbetet te Partizani!
5 June, 2014 @23:13
Partizani i Tiranës ka konfirmuar se mesfushori kosovar i tyre, do të mbetet me ekipin e kuq nga Tirana edhe stinorin tjetër.
Mentor Mazrekaj i cili disa herë shrehu pakënaqësinë dhe mundësinë për largim nga skuadra tiranase, si duket është pajtuar me drejtuesit e klubit dhe ka vendosur të mbetet në Tiranë.
“Për asnjë moment drejtuesit nuk kanë konfirmuar apo deklaruar për një largim të mundshëm të 25 vjeçarit nga 15 herë kampionët e vendit. Trajneri Shpëtim Duro e konsideron mesfushorin kosovar një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës që do të garojë në sezonin e ri futbollistik, 2014/15. Pavarësisht interesimeve të dy skuadrave, Tirana dhe Kukësi, klubi konfirmon se asnjë rival i superiores nuk do të mund të përfitojë shërbimet e mesfushorit të kuq, Mazrekaj,” citon Panorama Sport komunikatën e Partizanit sot.
Partizani së fundi ka nënshkruar edhe me katër futbollistin më të mirë të Kosovës në pesë vitet e fundit, Mentor Zhdrellën.