BORXHET

eurosport
UEFA s’lejon Zvezdën në Ligë të Kampionëve
6 June, 2014 @19:23
UEFA-ja ka ndaluar pjesëmarrjen e Crvena Zvezdës së Beogradit në Ligë të Kampionëve stinorin që vjen.
Kjo pasi që klubi nga Beogradi nuk ka dalë i pastër në raportin financiar dhe nuk përmbushur rregullat e fair-playit financiar të përcaktuar nga UEFA.
Ekipi serb ka të drejtë ankese në Gjyqin Arbitrar Sportiv brenda 10 ditëve, derisa është shpallë kampion për herë të parë që prej vitit 2007.
Crvena Zvezda ka fituar Kupën e Kampionëve të Europës në vitin 1991.