PREZENTOHET ZHDRELLA

panoramasport
Zhdrella synon të bëhet më i miri i Shqipërisë
7 June, 2014 @9:28
Priti mjaft, por më në fund ia arriti. Mentor Zhdrella që nga shurja e Hysit pushoi disa muaj për të gjetur pak para përfundimit të Superligës së Kosovës, Dritën, si katapult për disa ndeshje të përfaqësueses, e në fund edhe transferin jashtë Kosovës. Borozani.com
Tash, me të përfunduar stinori i Superligë, ai është më zyrtarisht lojtar i Partizanit të Tiranës, ekip ky që premton shumë për stinorin tjetër.
Zhdrella është prezentuar mbrëmë nga drejtuesit e klubit si një transfer i rëndësishëm dhe arsyetim për largimin e disa lojtarëve kyq të skuadrës: Ertan Demiri, Gëzim Krasniqi, Behar Maliqi dhe Elvis Prençi.
“Me Partizanin synoj të fitoj gjithçka. Kam pasur kontakte edhe më heret me Partizanin, por është dashur ta respektoja kontratën që e kam pasur me Hysin. Partizanin e zgjodha për shkak se objektivat i kishte të qarta dhe të mëdha. Shpresoj që edhe me Partizanin të tregohem si në Kosovë dhe të shpallem lojtari më i mirë i vitit,” ka thënë ish futbollisti i Dritës, Zhdrella, gjatë prezentimit të tij mbrëmë në Tiranë te ekipi kuqebardhë, Partizani.
Edhe trajneri i tiranasve, Shpëtim Duro, ka vlerësuar mjaft Zhdrellën duke thënë se ai është një përcforcim cilësor për ‘Demat’ posaçërisht në pjesën ofanzive, ku kanë lënguar në stinorin e kaluar.
Zhdrella është paraqitur në dy ndeshjet e fundit edhe për përfaqësuesen e Kosovës, në ndeshje ndaj Turqisë dhe Senegalit. Zhdrella ka fituar 4 herë çmimin e futbollistit të vitit në Kosovë.