INCIDENTI

BOROZANI/D.S.
Dënohet Ballkani, bashkë me lojtarët e të dyja palëve
7 June, 2014 @8:56
Ndeshja e fundit e stinorit në Ligën e Parë, e zhvilluar në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Vëllaznimit, nuk ka kaluar pa dënime, për eksceset që kanë ndodhur aty, gjatë dhe pas ndeshjes.
Kështu, për lëshime organizative, Ballkani dënohet me 500€, derisa lojtarët e tij: Zenel Shala, Valentin Elezi, Ardian Rexhepaj, Ilir Morina - janë dënuar me nga tre ndeshje moslojë sipas radhës në garat e organizuara nga Federata për shkak të përfshirjes në rrahje.
Në anën tjetër, as gjakovarët nuk kanë shpëtuar nga Komisioni Disciplinor i FFK-së. Te ekipi i ri i Superligës së Kosovës në tre ndeshjet e para të stinorit të ri nuk do të kenë të drejtë loje: Shpat Tetrica, Albutrint Morina dhe Valon Kasapi, për aryse të njejtë sikurse edhe suharekasit.
Vëllaznimi në këtë ndeshje kishte humbur lidershipin e Ligës së Parë, megjithëse arriti kualifikimin e drejtpërdrejtë në Superligë nga Liga e Parë, javë më parë.