CAMP NOU

REUTERS
Mascherano vazhdon me Barcelonën
7 June, 2014 @22:25
Mesfushori argjentinas, Javier Mascherano, që në Barcelonë luan si mbrojtës, ka vazhduar kontratën me nënkampionin e Spanjës.
Lajmin e ka bërë të ditur El Mundo Deportivo, derisa këtë e ka konfirmuar edhe Barcelona pak më vonë.
Mascherano te Barcelona kishte ardhur nga Liverpool vite më parë, e kontrata e tij aktuale skadonte në fund të stinorit 2015/16, por drejtuesit katalonas panë të arsyeshme vazhdimin e saj në dy stinor më tepër sesa aktualja, 2017/18.
Mascherano është pjesë e Argjentinës në Kampionatin Botëror Brazili 2014, derisa vendi i tij është favoriti numër dy për të fituar titullin e Botërorit sipas bastoreve, pas vendasve.
Ekipi që do të tentojë të transferojë Mascheranon në këto vite nga Barcelona do të duhet të paguajë 100 milionë euro.