REAL MADRID

REUTERS
Bjereni Suarezin, s’ka problem!
8 June, 2014 @20:49
Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, është shprehur i gatshëm për ardhjen e Luis Suarezit në ekip.
“S’ka kurrëfarë problemi, bjereni në ekip. Nuk jam njeri që i frikësohet konkurrencës. Unë kështu vetëm se bëhem më i mirë. Ky nuk është problem për mua, as me Olivier Giroudin nuk kam kësi lloj problemi në kombëtare. Këto debate nuk më pëlqejnë,” është cituar të ketë thënë Benzema për Telefoot.
Luis Suarez, futbollisti i vitit në Premier League po përfolet në kuloaret madrilene si një përforcim i mundshëm i Real Madridit.
Ekipi mbretëror ka marrë lejen edhe nga trajneri Carlo Ancelotti për transferimin e tij, derisa Marca ditë më parë kishte shkruar se për uruguajanin do t’i ofrohen Liverpoolit 90 milionë euro.