MAVRAJ

Selfie për golin e parë
9 June, 2014 @10:14
Fitorja e Shqipërisë ka qenë e pritur mbrëmë ndaj San Marinos, duke ditur që kjo përfaqësuese në mbi 120 ndeshjet e saja në histori ka regjistruar një fitore të vetme deri sot.
Mirëpo, ajo që ishte e mirë për tu parë - ka qenë goli i parë për kuqezinjtë nga ana e Mërgim Mavrajt dhe Armando Vajushit, i cili duket se është duke e bindur gjithnjë e më shumë Gianni De Biasin për një vend në formacionin shqiptar.
E këtë moment, Mërgim Mavraj, që njihet si besimtar i madh, e ka përjetësuar me një Selfie pas ndeshjes ku në prapavijë shihen disa lojtarë kundërshtarë dhe stadiumi ku shënoi golin e parë me kombëtaren.