MEDIA

REUTERS
Reus afër Barcelonës
9 June, 2014 @14:30
E përditshmja katalonase, Sport, ka raportuar se Barcelona ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin ofanziv të krahut të Borussia Dortmundit, Marco Reus.
Reus i cili ditë më parë u lëndua në ndeshje miqësore dhe do të mungojë në Kampionat Botëror është duke pritur ofertën zyrtare të Barcelonës drejtuar klubit të tij.
Arsyeja që ai është zgjedhur nga Barcelona raportohet të jetë çmimi më i lirë sesa i Sergio Agueros, derisa edhe vetë gjermani ka kërkuar që të shkojë në një ligë më kompetitive se ajo e Bundesligës.
Vendin e Reus në reprezentacionin gjerman e ka zënë shqiptari, Shkodran Mustafi, i cili u thirr për në Brazil në momentin e fundit nga Joachim Loë, trajneri i përfaqësueses.