HOLANDA

Robben përleshet me Indin
9 June, 2014 @14:59
Dribleri holandez, Arjen Robben, ka treguar aftësitë e tij edhe në stërvitjen e djeshme të përfaqësueses holandeze në Brazil.
Mirëpo, në njërin prej dueleve me mbrojtësin Martins Indi, Robben ka rënë në tokë e më pas e ka shqelmuar Indin.
“Arjen është driblues i mirë. Mirëpo, mendoj se po rrëzohet në fushë pa nevojë, pa e prekur. Kemi pasur një përleshje kokë-më-kokë, jo më shumë,” ka raportuar kanali televiziv Eurosport fjalët e mbrojtësit Indi, i cili ka pranuar se është frustruar me Robbenin teatral.
Më tej bëhet e ditur se edhe Louis Van Gaal i ka folur Robbenit për sjelljet e tij duke ia tërhequr vërejtjen.
Holanda ndeshjen e parë e luan ndaj Spanjës, kampiones aktuale të Botës.